Hoxha shqiptar bën lutje nga Qabeja për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari (Video)

Shpërndaje

Ngjarja tragjike që ndodhi në Bullgari nuk i preki dhe pikëlloi vetëm familjen e viktimave por pikëlloi dhe mërziti shumë njerëz si brenda dhe jashtë kufijve të Maqedonisë, rrespektivisht Shkupit, qytet prej nga vinin shumica e viktimave dhe të lënduarëve.

Hasan Rexhepi është një hoxhë i ri me prejardhje nga Shkupi, i cili për këtë rast është lutur nga vendi i bekuar e i shenjtë i muslimanëve, Qabja.

“Nga ky vend i madhërueshëm, nga Qabja e bekuar, nga vendi më i dashur i kësaj toke po të lutemi me një zemër të thyer dhe të lënduar për ata që kaluan në botën tjetër nga rasti tragjik, nga aksidenti tragjik t’i pranosh në mëshirën tënde. Tua falësh mëkatet dhe t’i pranosh si dëshmorë pran teje dhe tua dhurosh xhenetet e larta”, tha Rexhepi në një video të publikuar në rrjetet sociale.