Maqedoni

Kastriot Rexhepi paraqitet në polici, tregon se ku ka qenë

Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se deputeti Kastriot Rexhepi është paraqitur në polici dhe ka mohuar raportimin ndaj tij si person i zhdukur.

Në deklaratën e tij ai ka thënë se asnjëherë nuk është zhdukur por vullnetarisht, pa asnjë trysni, me familjen e tij ka shkuar te një mik që të mbrohet nga publiciteti lidhur me seancën e Kuvendit.

“Në lidhje me dje raporimin e marrë gjatë ditës së djeshme (11.11.2021) për SP Bit Pazar për K.R. MPB ju njofton se para pak qastesh K.R. me vetdëshirë ka ardhur në stacion policie dhe ka dhënë deklaratë që raportimi nuk është i vërtetë, gjegjësisht asnjëher nuk është zhdukur, por me vetdëshirë, pa asnjë presion, me familjen e tij ka shkuar tek një mik për t’ mbrojtur nga publiciteti në lidhje me seancën kuvendore”, thonë nga MPB.