MaqedoniTop Lajme

Kastriot Rexhepi sërish me videomesazh: Të hënën do flas për gjithçka

Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, sot nëpërmjet një komunikimi në Facebook ka falenderuar të gjithë për mbështetjen. Ai i ka bërë thirrje Lëvizjes Besa që të mos ndërmarrë hapa të përshpejtuara që do të sjell dëm në strukturat dhe aktivistët e partisë dhe se të hënën nëpërmjet një konference për media do t’i sqaroj të gjitha.

Postimi i plotë i Kastriot Rexhpit:

Të nderuar miq e familjarë pa marë parasysh bindjeve të juaja politike, Ju faleminderit për kujdesin dhe mbështetjen që ma jepni.Në ditën në vijim do të kemi rast që të informoheni më shumë drejt për drejt për gjithë çka. Sa i përket mediumeve dhe interesimit të madh që e kuptoj i informoj që paraqitja ime e parë do të jetë të hënën përmes pres konferencës.Për në fund apeloj deri te udhëheqësia e Lëvizjes Besa që të mos ndërmarrë hapa të përshpejtuara që do të sjell dëm në strukturat dhe aktivistët tanë. Emocionet duhet lënë anash dhe veprimet duhet të bëhen me maturi.