Kështu dukej Bebe Rexha në dasmën e Paris Hilton
Bebe Rexha ka postuar në llogarinë e saj në Instagram disa fotografi, të shkëputura nga dasma e të famshmes Paris Hilton.
Këngëtarja shqiptare kishte të veshur një fustan blu, të kombinuar me këpucë të së njëjtës ngjyrë, e shoqëruar nga i dashuri i saj, Keyan Safyari.
Gjatë mbrëmjes ajo duket se ka shfrytëzuar rastin edhe të fotografohet me figura të njohura botërore, si Kim Kardashian, Demi Lovato, etj.
“Fotografitë nga dasma e parishilton. Faleminderit që na ftuat, ju duam!!! Urime!!!!”, ka shkruar Rexha në përshkrimin e postimit.