Rita Ora si ambasadore e UNICEF: Frymëzuese të jem afër fëmijëve në nevojë

Shpërndaje

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, ka qenë mbrëmë (e premte), e pranishme në mbrëmjen e organizuar nga UNICEF në Porto Cervo në Itali.

Ajo ka qenë e ftuar si ambasadore nderi e organizatës më të famshme në botë, e cila zhvillon aktivitetin e saj në ndihmë të fëmijëve.

Ajo gjithashtu ka performuar para mijëra fansave italianë në koncertin e organizuar nga UNICEF.

E veshur në një fustan të bardhë dhe shumë provokuese, Rita ka arritur t’i bëjë për vete të gjithë të pranishmit.

Në një postim të bërë në rrjetin social Instagram, Ora shkruan se ndjehet falënderuese tej mase ndaj UNICEF, të cilët i kanë dhënë mundësinë asaj që të jetë një nga ambasadoret e kësaj organizate.

“Sonte ishte një frymëzim për mua të performoj që të jem më afër fëmijëve që kanë nevojë për ndihmë. Është shumë e rëndësishme me përdorë një platformë për të mirë që i motivon njerëzit e tjerë të bëjnë të njëjtën gjë! Faleminderit Unicef që keni mua një nga ambasadoret tuaj më të besueshëm. Shumë dashuri, e juaja, R”, ka shkruar këngëtarja shqiptare.

“UNICEF, faleminderit që më dhatë mundësinë të performoj sonte për të festuar dhe mbështetur një kauzë kaq të rëndësishme. Të punosh me UNICEF për gjithë këto vite ka qenë vërtetë frymëzuese”, shkruan në postimin tjetër të saj, Rita. /Telegrafi/

Catch me if you can @albertaferretti @karenclarkson 🖤 📸/@anthonyghnassia

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on