Tigri iu afrua vendbanimit duke notuar nëpër lumë, qentë iu vunë pas për ta ndaluar t’i sulmonte fëmijët (Video)

Shpërndaje

Ky është momenti dramatik, kur dy qenë iu kundërvunë një tigri, që shkoi në një vendbanim duke notuar nëpër lumë.

Kafshët shtëpiake lehën fuqishëm dhe e zmbrapsën kafshën grabitçare që duket se ka pasur shënjestër dy fëmijë që po luanin në atë fshat të Katarnias, që ndodhet në pjesën kufitare të Nepalit, transmeton Telegrafi.

Filmimi është shumë i dobët, por mjafton të shihet se si tigri u largua me shpejtësi, megjithëse ndiqej prej dy kafshëve shumë më të vogla.

Nuk është e zakontë që këto gjallesa të hynë nëpër vendbanime, por duket se nxehtësia e madhe ka bërë që të humbë kontrollin derisa po freskohej në ujë. /Telegrafi/