MaqedoniTop Lajme

Komuna e Gostivarit siguron strehim për banorët të cilëve sot iu dogjën shtëpitë

Shpërndaje

Komuna e Gostivarit do ti strehojë përkohësisht banorët të cilëve sot iu dogjën shtëpitë.

Afërdita Mislimi Hamza nga sektori për punë sociale i komunës së Gostivarit ka bërë të ditur se si institucion gjatë gjithë ditës kanë tentuar banorët ti strehojnë në ndonjë vend të sigurt porse janë refuzuar nga pronarë të hoteleve e shtëpive private.

Më në fund kanë qenë pronarët e motel Bakall ata që kanë hapur dyert për ti strehuar banorët që sot mbetën pa kulm mbi kokë.

Më pështë ju sjellim edhe njoftimin nga Kryetari Taravari:

Keqardhjen tonë e shprehim me vepra!

Komuna e Gostivarit, banorët të cilëve sot iu dogjën shtëpitë, do t’i strehojë përkohësisht deri në gjetjen e një zgjidhjeje nga Qendra ndërkomunale për punë sociale dhe Ministria e punës dhe politikës sociale, sepse kujdesi për familjet dhe personat me status të rrezikuar social, është kompetencë dhe obligim i këtyre të fundit.

Falemnderit Zotit që dëmi ishte vetëm material.