MaqedoniTop Lajme

Kongresmenët amerikan kërkojnë zgjidhje për kontestin Maqedoni-Bullgari

Shpërndaje

Kongresmenët Amerikan kërkojnë që të zgjidhet sa më parë kontesti bilateral mes Sofjes dhe Shkupit zyrtarë me qëllim Republika e Maqedonisë së Veriut deri në fund të këtij viti të mund ti fillojë negociatat me BE.

Kjo është kërkesa e kongresmenëve amerikanë të Komisionit për Punë të Jashtme të cilën ua kanë dërguar ambasadorit bulgar në Uashington.

Kërkojnë nga të dyja palët që të lejnë mënjëanë dallimet dhe Bullgaria të mbështes integrimin e plotë politik të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë në BE.

“Pavarësisht se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë plotësuar kushtet për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, thuhet në letër, mosmarrëveshja mes vendit tuaj dhe Maqedonisë së Veriut mbetet, gjë që e pengon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë ato bisedime. Sipas tyre, vonesa e mëtejshme e përparimit të Shkupit dhe Tiranës drejt BE-së do të vërë në dyshim përpjekjet e liderëve perëndimorë dhe do t’i hapë dyert ndikimit politik antiperëndimor në rajon, veçanërisht nga Kina dhe Rusia” – thuhet në letrën e grupit dypartiak të Kongresit drejtuar ambasadorit Tihomir Stojçev.

Për kongresmenët amerikan nuk ka dyshime se anëtarësimi eventual i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE do të jetë vendimtar për paqen dhe stabilitetin afatëgjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për gjithë komunitetin transaltanik.