Taravari: Ndryshimi i madh ka filluar dhe nuk ka asgjë që e ndalon forcën tuaj!

Shpërndaje

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari është deklaruar pas qëndrimit që bëri dje “pro” koalicionit me opozitën shqiptare (LEN), përcjell TV21. Taravari thotë se ka marrë shumë mesazhe për mbështetje, ndërsa shkruan se “Ndryshimi i madh ka filluar dhe nuk ka asgjë që e ndalon forcën tuaj”.

Postimi i plotë i Taravarit:

Pasi bëra publik qëndrimin tim politik ku tregova se duhet sjellim Ndryshimin E Madh bashkë me opozitën shqiptare jam bërë dëshmitar i gjallë i mrekullisë së një populli!

E dija se shumë veta do ishin dakort me deklaratën time pasi unë e mora këtë vendim duke ju pasur prioritet ju dhe nevojën tuaj për Ndryshim…por prej dje dhe deri tani që shkruaj prej jush kam marrë qindra-mijëra mesazhe urimi, falenderimi, frymëzimi dhe motivimi sa reagimi juaj ka kaluar çdo pritshmëri të mundshme!

Nga ato qindra-mijëra mesazhet tuaja mbështetëse jam i Lumtur t’ju them se Ndryshimi I Madh ka filluar dhe nuk ka Asgjë që e Ndalon Forcën Tuaj!

Nga miliona zërat tuaj prej dje është ndezur Fryma e Shpresës, Fryma e Besimit, Fryma e Ndryshimit!

Martin Luther King Jr do të thoshte se në malin e dëshpërimit…ka një gur shprese…

Unë prej dje që kam parë si kurrë në jetën time politike aq shumë njerëz të duan Ndryshimin, mund të them me siguri se Shqiptarët U Bënë Mal Shprese!

Me respekt e nderim për të gjithë!

Arben Taravari!