Kryeministri kroat të hënën viziton Kosovën

Shpërndaje

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç të hënën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Shefi i qeverisë kroate, në Prishtinë pritet të takohet me krerët e shtetit nisur nga kryeministri Albin Kurti.

Nga kabineti i Plenkoviqit në Zagreb kanë konfirmuar ekskluzivisht për Klan Kosovën ardhjen e Plenkoviçit më 15 nëntor.

Ndërkohë që nga zyra e tij nuk kanë pranuar t’i shpalosin temat e diskutimeve duke thënë se të dielën do të jepen detaje.

Klani ka mësuar se temat kyçe të bisedimeve të kryeministrit kroat gjatë qëndrimit në Kosovë do të jenë çështjet e sigurisë, zhvillimet rajonale dhe ato të integrimeve evropiane. Kjo do të jetë vizita e parë e Plenkoviçit në Prishtinë qëkur ka ardhur në pushtet./