MaqedoniRajoni

Kurti për aksidentin në Bullgari: I trishtuar dhe i pikëlluar

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të aksidentit në Bullgari.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ndihet i trishtuar dhe pikëlluar për lajmin për aksidentin, përcjell Bota sot.

Kurti ka thënë se Kosova bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut nga ky lajm i kobshëm.

Postimi i tij i plotë:

I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit.

Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet.