Ziadin Sela: Ngushëllime për familjet që kanë humbur të afërmit në këtë tragjedi

Shpërndaje

Në lidhje me tragjedinë në Bullgari, ku në një aksident trafiku ka në humbur jetën 46 shtetas të Maqedonisë së Veriut, ka reaguar lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

“I tronditur nga lajmi për tragjedinë në Bullgari, ku 46 bashkëqytetarë tanë kanë humbur jetën në autobusin e aksidentuar që kthehej nga Turqia. Edhe më të rëndë këtë tragjedi e bëjnë informatat se në mesin e viktimave ka edhe fëmijë nën 18 vjet. Ngushëllime dhe forcë familjarëve të viktimave, këto ditë të gjithë do të jemi me ata dhe me të lënduarit për të cilët lutemi të shërohen sa më shpejtë”, ka shkruar Ziadin Sela.