LAJMI I FUNDIT/ Formohet shumicë e re në Kuvendin e Maqedonisë, pa LSDM-në dhe BDI-në
Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, ka njoftuar se partitë opozitare kanë bërë shumicë të re në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Mickoski në rrjetet sociale, ka postuar fotografi së bashku me përfaqësuesit e Lëvizjes Besa, Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe partisë “E Majta”.
“Vjen e ardhmja e re, koha e re dhe shpresa e re. Na presin sfida të fuqishme, të vetëdijshëm dhe falënderues për mbështetjen së bashku do të kemi sukses. Maqedonia do të ketë sukses. Kemi shumicë të re”, ka shkruar Mickoski.
Ndryshe, shumica e re prej 61 deputetëve do të jetë pa LSDM-në dhe BDI-në.
Më herët edhe Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari duke dalur nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, në një prononcim për Klan Macedonia, ai ka konfirmuar se është arritur shumica e re prej 61 deputetësh.