Në Dibër ka funksionuar treni bullgar, vendvotimi 0536 një fletë më pak dhe shumë parregullsi?
“Treni bullgar”, sipas të gjitha gjasave, ka ndodur në raundin e dytë të zgjedhjeve lokal në Dibër.
ZYRTARE.net mëson se në KSHZ është konstatuar se në vendvotimin nr. 0536 mungon një fletëvotimi. Mungesa e një flete paraqet një sinjal të fortë se aty ka ndodhur një “tren bullgar”. Përveç kësaj në formularin 16 janë bërë korigjime të rrezultatit, ndërsa formulari 20 që tregon se pse janë bërë përmirësimet, nuk është dorëzuar në KSHZ edhe ose llogaritet material i besueshëm zgjedhor.
Situatë e ngjashme është paraqitur edhe në të paktën katër vendvotime të tjera. Edhe më skandaloz është fakti se KSHZ me mbivotim ka refuzuar deri më tani tre ankesa të Aleancës për Shqiptarët edhe përkundër gjetjeve të parregullsive të rënda.
“Treni bullgar” në zgjedhje është një praktikë kur vidhet një fletëvotimi, i dorëzohet një votuesi e rrethuar me numrin e caktuar dhe ai e hedh atë në kuti, ndërsa fletën që e ka marrë gjatë votimit, e nxjerr jashtë dhe e dorëzon. Votuesit tjetër i jepet fleta, përsëri me numër të rrethuar dhe edhe ky e kthen fletën e zbrazët. Dhe, kështu me radhë.