Rexhepi: Besoj se Alternativa do bëhet pjesë e Qeverisë

Shpërndaje

Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi sot për “Sloboden Peçat”, ka deklaruar se Alternativa parimisht do të jetë pjesë e Qeverisë. Pritshmëritë në parti në prag të takimit Zaev – Gashi, janë se përparësi do t’i japin proceseve eurointegruese të vendit dhe premtimeve nga programi për qytetarët.

“Parimisht besoj se Alternativa do të jetë pjesë e Qeverisë. Dallimet në parti janë shkrirë dhe pres që organet e partisë të sjellin vendim për hyrje në Qeveri, por gjithsesi dotë presim për vendimin final. Integrimi i vendit në BE është prioritet para rrëzimit të Qeverisë. Besoj se përparësi do të japim për proceset eurointegruese, si dhe realizimit të programit të Alternativës e cila këtë ua premtoi qytetarëve dhe votuesve të vet”, ka deklaruar Skenderi Rexhepi.

Ai thotë se deri tani nuk ka patur oferta për pozita ministrore. Pritet që gjërat të jenë më të qarta pas takimit mes Zaev dhe Gashi e cila pritet të realizohet ditëve në vijim.

Rexhepi u përgjigje dhe ndaj deklaratave të Taravarit i cili tha se Alternativa edhe po të hyjë në Qeveri, nëse opozita ka shumicë prej 61 deputetëve, partia e Gashit do të votojë për rrëzimin e Qeverisë.

“Taravari sigurisht mendon për Besën, ndërsa flet për Alternativën. Ne jemi Alternativa dhe jo Besa. Nëse Alternativa vendosë të jetë pjesë e qeverisë, kjo marrëveshje do të vlejë deri në fund të mandatit”, thotë Rexhepi.