RajoniTop Lajme

Pse Thaçi nuk e pranoi vizitën e zyrtarëve të MD-së?

Shpërndaje

Më 5 nëntor 2020, Kosova mbeti pa president, krejt befasisht.

Hashim Thaçi u arrestua nën akuzat e Prokurorisë së Specializuar në Hagë për krime lufte e krime kundër njerëzimit, fakt ky që do e dinin shumë pak njerëz, edhe nga stafi i ngushtë.

Çollaku më tregoi që e kemi vetëm deri në orën 11 presidentin këndej… faktikisht deri në ora 11 të gjitha procedurat e teksti u bë dhe kur presidenti doli poshtë unë nuk kisha fuqi, nuk më mbanin këmbët të dukesha në prapavijën e tij” – tregoi për Klan Kosova Ismail Syla, ish-këshilltar dhe bashkëpunëtor i presidentit.

Syla thotë se vetë lufta për çka u arrestua, padrejtësisht, e kaliti për një ngjarje si kjo që nuk është më e rënda në jetën e Hashim Thaçit.

Para dy javësh ai e vizitoi ish presidentin në qendrën e paraburgimit në Dhomat e Specializuara dhe tregoi se ai dhe gjithë shokët e tij të luftës janë mirë me shëndet. Hallet e politikës i ka zëvendësuar me diçka tjetër.

“E ka lexuar një bibliotekë të tërë… sepse presidenti e ka bërë një jetë jo të thjeshtë dhe të gjitha ia kanë pamundësuar të bëjë jetë afër librit”.

Por, Hashim Thaçi si ish-president, e as Kadri Veseli nuk pranuan të vizitohen nga zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë. Nuk është se këta të dy janë të hatruar me dikë nga stafi, por me shefen e tyre po.

“Po si mos të refuzohet një vizitë kur njëra nga ato që qenka prononcuar midis parlamentit e quan njërin prej atyre kriminel, pra dikë që të akuzon e të etiketon?” – u përgjigj Syla kur u pyet për arsyen e këtij refuzimi.