Rama: “Open Ballkan”, nismë në shërbim të qytetarëve
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama edhe njëherë ka theksuar rendësin e nismës “Open Balkan”, duke nënvizuar se kjo nismë është në të mirë të qytetarëve të të tria vendeve, Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Përmes kësaj nisme sipas tij do të hiqen barrierat dhe do të mundësohet një lëvizje e lirë e mallrave dhe njerëzve.
“Sezoni turistik është mbyllur. Fluksi i turistëve nga Shqipëria është rritur në 63 për qind, nga Maqedonia e Veriut është rritur në 22 për qind. Me “Ballkanin e Hapur”, këto shifra vetëm se do të rriten. Në kufi të filloj një relaksim shumë i ndjeshëm për kompanitë, për investitorët dhe për fermerët. Të gjithë fermerët që e kanë të lidhur eksportin me Maqedoninë e Veriut, prandaj “Ballkani i Hapur” është një nismë në shërbim të njerëzve, të këtyre popujve që përkundër gjitha problematikave meritojmë të jetojmë më mirë dhe të kemi një liri më të madhe të lëvizjes në favor të mirëqenies së tyre”, tha Rama.