Rama publikon pamje nga Rruga e Arbrit, tregon se kur do të hapet për qarkullim

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur duke publikuar pamje nga rruga e Arbrit.

Kryeministri Rama derisa ka publikuar një fotografi ku shihet nga lartë rruga e Arbrit, bëri të ditur se me 29 nëntor do të hapet për qarkullim të automjeteve.

“MIRËMËNGJES 😊dhe me këtë pamje të veçantë nga rruga e Arbërit që më datë 29 do të hapet për qarkullimin e automjeteve, ju uroj një ditë mbarë🙏”, ka shkruar Rama në Facebook.