MaqedoniTop Lajme

Snopçe: Çdo shtet ka mafian e vetë, ndërsa mbrëmë u dëshmua se në Maqedoninë e Veriut mafia ka shtet

Shpërndaje

Deputeti i ASH-së në konferencën për shtyp tha se, “çdo shtet ka mafian e vetë, ndërsa mbrëmë u dëshmua se në Maqedoninë e Veriut mafia ka shtet”.

Postimi i plotë:

Snopçe: Çdo shtet ka mafian e vetë, ndërsa mbrëmë u dëshmua se në Maqedoninë e Veriut mafia ka shtet

Çdo shtet ka mafian e vetë, ndërsa mbrëmë u dëshmua se në Maqedoninë e Veriut mafia ka shtet. Një Qeveri me 59 deputetë krekoset dhe sillet me arrogancë ndaj qytetarëve, ndërsa shpëtimin e kërkon me shantazhe, kercenime, blerjen apo kidnapimin e deputetëve. Një regjim hibrid që thiret në emër të vlerave evropiane, ndërsa gjithë mandatin dhe fundin e tij e karakterizojnë veprime dhe skandale në kundërshtim me këto vlera.

Mbrëmë nuk dështoi shumica e re, aq më pak opozita. Mbrëmë u ndez alarmi për të gjithë qytetarët dhe faktorin ndërkombëtarë. Mbrëmë u dëshmuan të gjitha vlerësimet e organizmave ndërkombëtare për Maqedoninë e Veriut dhe u konfirmuan të gjitha paralajmërimet tona. Kur nje te zgjedhuri te popullit I pamundesohet shkuarja ne pune, atehere cka mund te ndodhe me qytetarin e rendomte.
Mbrëmë Aleanca për Shqiptarët nuk dështoi, por vetëm u konfirmua në anën e së drejtës, në anën e popullit që kërkon ndryshim, ndërsa vetëm dolën fytyrat e vërteta të atyre që luftojnë ndryshimin dhe mbrojnë regjimin me çdo kusht. Lufta vazhdon, edhe më fuqishëm, edhe më pastër, edhe më të vendosur, edhe ate menjehere.

Halil Snopçe, deputet