Zejdi: Për Alternativën dy opsione në lojë, hyrja në Qeveri ose zgjedhje të shpejta

Shpërndaje

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi – Zejdi theksoi sot se për partinë e tyre tani për tani janë në lojë dy opsione.

“Momentalisht në lojë janë dy opsione, zgjedhjet e shpejta ose bashkëngjitja jonë tek shumica e Zaevit. Por kjo do të diskutohet gjatë ditëve në vijim nga ana e organeve partiake”, theksoi Zejdi për TV Sitel.

Ai thotë se nuk di çfarë të thotë rreth asaj që ndodhi mbrëmë pasi që duhej të binte Qeveria. “Ndodhi diçka që ndoshta është e papritur në demokraci”, theksoi Skender Rexhepi.