Taravari: Edhe po të hyjë Alternativa në Qeveri nuk do të jetë e qëndrueshme, na presin zgjedhje vitin e ardhshëm

Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka thënë se edhe nëse Alternativa bëhet pjesë e Qeverisë, ajo Qeveri nuk do të zgjasë shumë kohë.

Taravari ka thënë se do ta respektojë vendimin e Alternativës, duke theksuar se në zgjedhjet e kaluara kanë marrë 82 mijë vota “për” siç tha ai “politikën anti-BDI”.

“Para një viti e gjysmë dolëm me zotri Gashin në zgjedhje parlamentare dhe morëm vota nga qytetarët kundër politikave të BDI-së. Marrëveshja ishte nënshkruar për katër vite, por gjithsesi nuk është patjetër t’i përmbahen asaj. Si do të vendosin, ashtu.

Ne do ta respektojmë vendimin e tyre. NËse hyjnë në Qeveri, kjo Qeveri nuk do të jetë e qëndrueshme, ngase ka shumë jostabilitet në LSDM. Aty ka shumë fraksione dhe shumë premtime të papërmbushura ndaj partnerëve të koalicionit. Mendoj se viti i ardhshëm 2020 do të jetë vit zgjedhor”, tha Taravari.