Maqedoni

Zaev: Udhëtarët janë nga Maqedonia e veriut, një është nga Presheva dhe një me shtetësi belge

Shpërndaje

Do të presim që arsyet për aksidentin t’i tregojnë shërbimet profesionale. Viktimat nuk janë vetëm nga Shkupi, por janë nga disa vende. Të gjithë janë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, janë të shumë kombësive, por ka edhe një qytetar nga Presheva, Serbi, i cili së bashku me të fejuarën nga Kumanova ka qenë në Stamboll për shëtitje. Në listë pamë dhe se është një person me shtetësi belge, deklaroi kryeministri Zoran Zaevi i cili sot, së bashku me ministrat e Shëndetësisë dhe të Punëve të jashtme, Venko Filipçen dhe Bujar Osmanin, i vizitoi shtatë të hospitalizuarit në spitalin Pirogov në Sofje.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Zaevi tha se ende nuk di detaje edhe pse ka pasur informacion se ata shtatë persona që kanë mbijetuar, kur ka ndodhur aksidenti kanë arritur ta thyejnë xhamin te sediljeve të pasme.

“Do t’ua lë ekspertëve bullgarë t’i tregojnë analizat për arsyet e aksidentit. Të gjallët kanë përshtypje di ka ndodhur kjo. Nëse ne politikanët e themi atë, mund të ndodhë ndonjë problem. Nuk mundet kryeministri i Maqedonisë së Veriut të thotë nëse shpejtësia ka qenë e përshtatshme apo nëse autobusi ka qenë në rregull, atë do ta thënë shërbimet profesionale, ekspertët dhe profesionistët; theksoi Zaevi.

Informacionin për aksidentin ai. siç theksoi, e ka marrë në orën 3.30 mbrëmë nga kryeministri Stefan Janevi, ndërsa pastaj i është lajmëruar edhe presidenti Radev.

“Jam mirënjohës për përkushtimin rreth hetimit. E di që për bëjnë gjithçka si për qytetarët e tyre. Do të mund pas vizitës në spital nga Janevi të informohemi për detajet. Së pari do të shihem me të, ndërsa me ne është vazhdimisht ministri Stoev. Jemi mirënjohës për të gjithë ndihmën”, nënvizoi Zaevi.

Ai informoi se edhe anëtarët e familjeve të personave të hospitalizuar tashmë kanë ardhur në spital.

“Këtu janë, patën mundësi t’i shohin familjarët e tyre, të bisedojnë me ta, ndërsa një pjesë e tyre do t’i takojmë”, tha kryeministri.

Zaevi tha se ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski e ka informuar se transportuesi është “Besa trans”, i cili dhe shpesh bën turne turistike në relacionin Stamboll – Sofje – Shkup.

“Nuk mund të them detaje, e di si quhet firma, se merret me turizëm dhe se ka shumë autobusë, si dhe shpesh janë në linjën Stamboll – Sofje – Shkup”, theksoi Zaevi.