Maqedoni

Ali Ahmeti: BDI, lokomotivë për të drejtat e shqiptarëve në RMV

Shpërndaje

Në një intervistë për të përditshmen kroate Vecernji, kryetari i BDI-së Ahmeti ka folur mbi të drejtat që gëzojnë shqiptarët dhe bashkësitë etnike në vend.

Krahas pozitës së kryeministrit, çfarë tjetër fitojnë shqiptarët, ndoshta të drejtat e gjuhës, himnit?, Ahmeti këtu përmend shumë të drejta që tashmë shqiptarët i kanë.

“Të drejtat e shqiptarëve dhe të të gjitha bashkësive etnike në vend po promovohen në vazhdimësi, të nxitura nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Konkretisht, përveç kryeministrit në 100 ditët e fundit të mandatit, për herë të parë morëm zëvendëskryeministrin e parë, kemi kryetar të Kuvendit, pra me një fjalë shqiptarët janë të përfaqësuar në mënyrë të drejtë dhe të barabartë dhe kryejnë poste të larta në pushtetin ekzekutiv. Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se BDI ishte iniciator dhe lokomotivë për miratimin e Ligjit për Gjuhët, ligj që lejon që gjuha shqipe të jetë zyrtare në vendin tonë, të kenë të drejtën e përdorimit të flamurit të tyre kombëtar, kanë 3 universitetet në shqip, të përfaqësuar janë në administratë, drejtojnë shumë institucione të rëndësishme dhe të larta, etj, shtoi më tej Ahmeti në këtë intervistë.”

I pyetur se a ka zbatim të kënaqshëm të Marrëveshjes së Ohrit nga viti 2001, të cilat me ndërmjetësimin ndërkombëtar garantojnë vetëm të drejtën e shqiptarëve, ai shtoi se këtë vit është shënuar 20 vjetori i MO si një dokument paqeje që stabilizoi vendin.

“Këtë vit shënuam 20 vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në mënyrë shumë dinjitoze, me mysafirë nga e gjithë bota. Është shumë e rëndësishme që pjesa Normative, pra pjesa ligjore është miratuar dhe është në fazën e zbatimit. Është pjesë e Kushtetutës. Megjithatë, zbatimi nuk ka afat, sepse obligimet parashikojnë monitorim të vazhdueshëm të gjendjes lidhur me të drejtat e bashkësive etnike në vend. Si një dokument paqeje e stabilizoi vendin dhe i hapi rrugën NATO-s dhe BE-së. Hodhi themelet e një shteti të përbashkët, gjegjësisht një shteti multikulturor dhe multietnik dhe është model për zgjidhje paqësore dhe të suksesshme të konflikteve, theksoi kështu Ahmeti.”