ASH-Gostivar: Krimi Padit Drejtësinë!
Krimi Padit Drejtësinë!
Nuk mund të mbulohet krimi dhe skandali që ka mbuluar BDI-në me një padi të pabazë ndaj Arben Taravarit.
Menduam se sot kanë shkuar në Prokurori të ushtrojnë ndikimin e tyre për t’u zbardhur krimi i 100 kilogrameve drogë që u kapën para disa ditësh, ku të gjithë indikatorët çojnë deri ne krerët e regjimit BDI-LSDM- Mijalkov.
Për të pastruar veten, duhet të merren me këtë temë, e jo të mundohen ta shpëtojnë veten duke vrapuar te “babushat” e tyre në prokurori për të ngritur gjoja padi ndaj Taravarit. Nuk ka faj Taravari për krimet tuaja.
Pyesim “bash pehlivanin” e Gostivarit, a do t’ju shpëtojë e njëjta prokurori që e shpëtoi Zoki Kiçeecin nga përgjegjësia për vrasjen e një djali të ri nga Gostivari dhe ju nuk ishit aq entuziast ta zbardhni këtë rast, siç jeni entuziast sot për mbulimin e skandalit me 100 kilogram drogë, edhe pse ky nuk është krimi i parë që lidh njerëz të BDI-së me krimin, drogën kasinotë legale dhe ilegale.
Sa për figurën e Taravarit, qytetarët jua tregojnë vendin 4 herë radhazi.
Është mirë BDI-ja në Gostivar, më saktë ajo që ka mbetur nga BDI Gostivar të reflektojë, të pastrohet nga krimi dhe te fillojë të bëjë opozitën e mirfilltë për të mirën e qytetarëve.
Aleanca për Shqiptarët-Dega Gostivar