Maqedoni

Aziri: Thirrja në bisedë informative e Omer Ajdinit tentim për të heshtur zërin kritik

Shpërndaje

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri në ClickPlus në TV21, tha se thirrja në bisedë informative e kryetarit të Forumit Rinor të ASH-së Omer Ajdini është tentim për të heshtur zërin kritik. Aziri tha se javën e kaluar në mënyrë simbolike kanë protestuar para Ministrisë së Drejtësisë.

Aziri shtoi se kanë hedhur ngjryrë të kuqe tek Ministria e Drejtësisë që Mariçiq sa herë të shkojë në zyrë t’i kujtohet se po shkel mbi gjakun e dikujt.

“Ngjyra e kuqe tek Ministria e Drejtësisë, që Mariçiqi t’i kujtohet se po shkel mbi gjakun e dikujt sa herë që shkon në zyrë”, tha Elmi Aziri nga ASH në ClickPlus në TV21.