LSDM-ja vendosi që Kovaçevski të jetë mandatar për formimin e Qeverisë së re

Shpërndaje

Lideri i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se për të është nderë dhe përgjegjësi e madhe që ka marrë besimin nga Bordi Qendror i partisë për të qenë mandatar për formimin e Qeverisë.

“Është një sfidë që jam gati ta pranoj dhe të punoj fort për të justifikuar besimin. Vazhdojmë me seancën e Bordit Qendror për zgjedhjen e kryesisë së re, si dhe anëtarëve të rinj të Bordit Qendror dhe Ekzekutiv të LSDM-së. LSDM do të riorganizohet, do të vazhdojë të demokratizohet dhe modernizohet. Partia është e hapur për përfshirjen e njerëzve të rinj që do të karakterizohen nga dija, ndershmëria dhe përkushtimi ndaj vlerave socialdemokrate”, ka shkruar Kovaçevski.