RajoniTop Lajme

Basha: Berisha, ish-komunist, që nuk ka burrëri, llumi i PD-së, krijoi organizatë anti-amerikane

Shpërndaje

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh sot se Sali Berisha u fut në selinë blu në përpjekje për t’ju fshehur shpalljes “non grata”. Ai tha se Berisha është ish-komunist pa burrëri dhe bashkë me njerëzit që ka mbledhur rreth tij janë llumi i PD-së që tashmë është vetëpastruar. Lideri i PD-së deklaroi se nuk reagoi për të rënë pre e provokimit të Sali Berishës në momentin që u fut brenda selisë.

“Berisha ka themeluar një organizatë anti-amerikane. Deri sot nuk ka ekzistuar një organizatë amerikane. Pa SHBA-në ky komb do të kishte një fat krejt ndryshe.

Ne mund ti fajësojmë sa të duam për gabimet tona, por cdo popull ka qeverinë që meriton. Ajo që pamë sot nuk janë vlera, anti-vlera, llumi i shoqërisë dhe kanë qenë llumi i PD-së, tani i vetëpastruar. Këto janë ditët e përçarjes nga Berisha, gënjeshtrat e tij. Sot pamë një njeri të frikësuar nga kuvendi i 18 dhjetorit.

Vetëm ai e ka frikë. Të gjithë demokratët po presin që bashkimi i madh ti japë një përgjigje të qartë të së shkuarës dhe një mesazh shoqërisë dhe kombit për të nesërmen. Ne e dimë, e njohim rrugën në të cilën do të drejtojmë këtë vend, këtë popull për të çarë pengesat.

Ne do ta bëjmë këtë së bashku, ne do ta shpalosim këtë në një kuvend që do të jetë një kuvend demokrat. Në përpjekjen e tij për t’ju fshehur non gratas, Berisha po përpiqet që të fshihet brenda PD-së. Ne ishim në një takim të qetë, të grupi të punës për rininë dhe lidhjen demokratike të gruas me praninë e anëtarëve të grupit të punës dhe kryesisë së PD-së.

Qëndruam të qetë dhe vendosëm të mos biem në këtë provokim të trashë sepse e para është Shqipëria. Kjo që ka parë cdo shqiptar sot është pamja e një humbësi, i cili mungohet të shfaqet si fitimtar. Humbja e tij është pa kthim, rruga që ai ka zgjedhur. Berisha si ish-komunist i vjetër, nuk ka burrëri” tha ai./ Abcnews.al