Miss Franca, Diane Leyre bën shqiponjën para 100 milionë spektatorëve

Shpërndaje

Diane Leyre ishte nata e madhe kur Amandine Petit (Miss France 2021) e mbushur me lot i ka transmetuar kurorën e saj një femre të re po ashtu e mbushur në lot gëzimi Diane Leyre Miss Ile-de-France e cila u zgjodh Miss France 2022.

Në Paris, përmes ekranit të televizionit shtetëror të Francës TF-1 u mbajt evenementi i bukurisë, zgjedhjes së femrës më të bukur, më sharmante në Francë.

Miss France 2022 nga juria profesionale u zgjodh Diane Leyre (24 vjeçare) në mesin e 29 pretendenteve nga mbarë Franca, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Ishte nata e madhe kur Amandine Petit (Miss France 2021) e mbushur me lot i ka transmetuar kurorën e saj një femre të re po ashtu e mbushur në lot gëzimi Diane Leyre Miss Ile-de-France e cila u zgjodh Miss France 2022.

E posazgjedhura Diane Leyre para mese 100 milionë telespektatorëve frankofon në Francë dhe Evropër ka bërë shqiponjën, simbolin famoz të shqiptarëve.

Sa herë është bërë shqiponja me duar, ky simboli i shqiptarëve qoftë në stadiume apo nga artistë, këngëtarë apo personalitete politike është bërë zhurmë në media dhe ka pasur reagime, sidomos nga Serbia. Kësaj radhe mbetet të shihet se a po reagon Serbia, apo ndoshta nuk reagon se është bërë nga francezet.

Dmth shqiponjën kanë të drejtë të bëjnë të gjithë perveç shqiptarëve, një logjikë raciste do thoshim.

Miss France 2022 Diane Leyre, u diplomua nga një Bachelor (Bac + 4) në Administrim Biznesi në Universitetin IE, është një agjente imobiliare në rajonin e 7-të në Paris.

Në përfundim të një mbrëmjeje të pasur me emocione, kandidatja 24-vjeçare triumfoi ndaj Miss Martinique, Floriane Bascou.

29 pretendentet për titull do të shfaqen para mese 100 milionë telespektatorëve frankofon ne Francë dhe Evropë në mikrofonin e Jean-Pierre Foucault./Lajmi.net/