Berisha: Basha i ka mbledhur kartat anëtarësisë dhe nuk ua kthen, krim elektoral
Sali Berisha ka akuzuar Lulzim Bashën se i ka mbledhur kartat anëtarësisë së PD-së dhe nuk ua kthen më, në mënyrë që të mos votojnë shkarkimin e tij.
“Kjo javë revolucioni ka për detyrë kryesore referendumin e anëtarësisë për ratifikimin e vendimit të Kuvendit të partisë të shkarkimit të Bashës. Një komision u miratua sot këtu për të drejtuar referendumin. Bazuar në punë e shkëlqye që bëri Komisioni i Drejtimit të Kuvendit, po atij komisioni iu besua drejtimi i referendumit. Do bëjmë gjithçka që të afrojmë sa më shumë kutitë e votimit me anëtarësinë. Ju informoj se ish-kryetari Basha ka kryer akte në PD që ngjiten në nivelin e krimit elektoral. Konkretisht ka informuar anëtarësinë në votimin e fundit që të paraqiten me karta. I ka mbledhur kartat e nuk ua ka kthyer kartat e anëtarësisë, është plaçkitje, është akt që ngjitet në nivelin e krimit elektoral”, tha Berisha.