Berisha: Rreth 44 mijë demokratë vendosën pro shkarkimit të peng Bashkës

Shpërndaje

Pas referendumit të Partisë Demokratike, për ratifikimin e shkarkimit të Lulzim Bashës, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka mbajt një konferencë për media para selisë së PD-së, ku ka thënë se nuk ka forcë në botë që ndal këtë revolucion.

Ai përshëndeti demokratët që iu përgjigjen referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashkës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

“Rreth 44 mijë demokratë sot vendosën me votën e tyre në mënyrën më plebishitare largimin e peng Bashkës nga drejtimi përfundimtar i forcës politike. Ky është ndëshkimi më i merituar që një person i pa denjët për detyrë që një person që detyrën e kreut të opozitës e shfrytëzon për pazare politike. Ky revolucion nuk ka të ndalur, nuk ka forcë në botë që e ndal. Jeni dëshmitarë të akteve të turpshme këtij akti madhështor të peng Bashës. Asgjë nuk mund të ndal njerëzit e lirë në realizimin e objektivave të tyre për liri dhe dinjitet, për të ardhmen dhe forcën e tyre politike”, tha ai.

Ndërkohë, brenda selisë së PD-së, Lulzim Basha po mban mbledhjen e kryesisë.

Anëtari i komisionit Albana Vokshi