“Dil jashtë …” Qytetari refuzon ta tregojë certifikatën e vaksinimit në autobus (Video)
Gjatë gjithë ditës janë raportuar pakënaqësi të qytetarëve në lidhje me “Trafikun Urban”, pas vendosjes së masave të reja anti-COVID19, shkruan EkonomiaOnline.
“Trafiku Urban” ka publikuar të gjitha masat që duhet të kenë parasysh qytetarët, kur duan të udhëtojnë me autobusët e tyre lokal.
Një qytetar u detyra të zbresë nga autobusi, pasi i njejti nuk kishte ndonjë dëshmi të paraparë me masat në fuqi.
Në një video të Klan Kosovës, shihet kur punonjësi i “Trafikut Urban”, i kërkon qytetarit të largohet nga autobusi.