Zaev do t’i informojë partnerët qeveritar për marrëveshjen me Alternativën

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev sonte në takim të përbashkët do t’i infomrojë partitë politike që janë pjesë e qeverisë për marrëveshjen me Alternativën.

Nga shërbimi qeveritar për shtyp njoftojnë se takimi me përfaqësuesit e partive politike në qeveri do të mbahet në qeveri në ora 18:00.

Shumica parlamentare prej 64 deputëve do të ketë tre ministra dhe tre zëvendësministra të Alternativës, ndërsa kjo u arrit në marrëveshjen ndërmjet kryeministrit Zaev dhe kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi.

Kujtojmë se për arritjen e kësaj marrëveshje paraprinë tre takime mes kryeministrit Zaev dhe Gashit, ndërsa sipas tyre, shumica në Kuvend do të sigurojë stabilitet, ligje të rëndësishme, zgjidhje të krizës me pandeminë dhe energjetike si dhe votimin e buxhetit./Telegrafi/