Presidentja Osmani nderon Majlinda Kelmendin me çmimin më të lartë shtetëror “Shotë Galica”

Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka nderuar xhudistën kosovare, Majlinda Kelmendi me çmimin më të lartë shtetnorë, “Shotë Galica”.

Sot Majlinda Kelmendi edhe zyrtarisht është pensionuar si sportiste profesioniste e xhudos.

Kelmendi do të mbahet mend si njëra prej atleteve më të mirë shqiptare, grua apo burrë dhe si sportistja e parë që ia siguroi Kosovës medaljen e parë të artë olimpike historike për Kosovën në “Rio 2016”.

Ndërsa në fund, ajo ka marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike në Tokio, ku fatkeqësisht shënojë disfatë në rrethin e parë në kategorinë deri në 53 kilogram.