Ja kur do t’i thotë Zaevi përfundimisht “lamtumirë politikës”
Kryeministri Zoran Zaev do të japë dorëheqje pas fjalimit vjetor të presidentit të shtetit Stevo Pendarovski në Kuvend, thonë për DW burime jozyrtare nga koalicioni qeverisës. Ata nuk saktësojnë nëse do të jetë e njëjta ditë apo pasnesër, por sipas këtyre burimeve, synimi i kryeministrit ka qenë të tërhiqet para fundit të vitit, për të nisur afatet për një qeveri të re dhe ky proces të përfundojë deri në mes të janarit.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar, por është e sigurt se fundi i këtij viti dhe fillimi i vitit të ardhshëm do të jetë politikisht intensiv – nga njëra anë është kërkesa për zgjedhje të parakohshme nga opozita, dhe nga ana tjetër – synimi i shumicës aktuale për të formuar një qeveri të qëndrueshme që do të udhëheqë procesin deri në fund të mandatit./DW