Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin ish-presidentit Thaçi

Shpërndaje

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i është vazhduar paraburgimi nga Gjykata Speciale në Hagë.

Vendimi është marrë nga gjyqtari i Procedurës Paraprake, shkruan lajmi.net.

Këtë e bëri të ditur sot në seancë, avokati i Thaçit, Gregory Keohe

“Unë e kuptoj që i nderuari gjykatës ka marrë vendim për mbajtjen në paraburgim sot paradite, dhe kjo do ta apelohet”, tha ai.

Kësisoj, gjykata me kërkesë të avokatëve ka marrë vendim që të zgjatet afati edhe për rishikimin tjetër të paraburgimit.