Maqedoni

Kasami i shoqëruar nga Sulejmani sot kanë realizuar takim me kryetarin e Komunës së Zeytinburnut, Omer Arisoy

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami i shoqëruar nga Sedat Sulejmani, sot kanë realizuar një takim në Turqi me kryetarin e Komunës së Zeytinburnut, Omer Arisoy.

Postimi nga Kasami:

Gjatë vizitës sime në Turqi, si kryetar i Komunës së Tetovës, i shoqëruar nga Sedat Sulejmani realizuam takim me kryetarin e Komunës së Zeytinburnut, Omer Arisoy. Biseduam shumë tema të rëndësishme sa i përket pushtetit lokal, si dhe u dakorduam në bashkëpunime të mëtejshme. Falenderojmë z.Arisoy për mikpritjen dhe gadishmërinë e treguar për të ndihmuar Komunën e Tetovës.