Punonjësja e zemëruar me shefin hedh në erë depozitën e naftës në Tailandë, shkakton 2.1 milionë dollarë dëme

Shpërndaje

Një punonjëse “e pakënaqur” raportohet se është autorja e hedhjes në erë të depozitës me 1.2 milionë dollarë naftë në të cilën punonte në Tailandë, pas ankesave se eprori “po i shkaktonte stres”.

38 vjeçarja Ann Sriya, raportohet se me një copë letër të ndezur i ka vënë flakën të gjithë çisternës duke shkatuar zjarrin masiv që përfshiu depozitat e kompanisë Prapakorn Oil në provincën Nakhon Pathom më 29 nëntor të muajit të shkuar.

Pas arrestimit ajo besohet se ka pranuar fajin, duke thënë se ishte nxitur drejt aktit prej stresit që i kishte shkaktuar shefi i saj 65 vjeçari Pipat Ungprapakorn, njoftoi policia.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin zonjushën Sriya, e cila punonte si krye-magaziniere, me një copë letër në dorë duke kaluar prapa disa konteinerëve pak para incidentit.

Në të tjera pamje ajo shihet duke lëshuar diçka mbi konteinerët që mbanin mijëra litra naftë.

Zjarri që shkatoi më shumë se 1 milionë dollarë dëme u përhap shpejt prej materialeve ndezëse mbi çisterna, të cilat më pas shpërthyen në një top gjigant tymi e flakesh.

Më shumë se 40 mjete zjarrfikëse punuan për shuarjen e flakëve teksa në pamje shihen zjarrfikësit duke lëshuar ujë me presion mbi strukturat e nxira nga djegia.

Një fshatar i quajtur Sirasini ishte plagosur nga zjarri dhe më shumë se dhjetë shtëpi ishin dëmtuar nga flakët.

Policia arrestoi Sriya, e cila punonte prej nëntë vjetësh për kompaninë Prapakorn Oil, dhe sipas raportimeve ka pranuar zjarrvënien.

Gjenerali i policisë Chomchawin Purthananon tha: “Kjo është hera e dytë që një zjarr nis në këtë uzinë, dhe e akuzuara ka punuar për Prapakorn Oil prej nëntë vjetësh”.

“Ajo thotë se punëdhënësi i saj ankohej duke i skaktuar stres çdo ditë, por nuk besonte të shkaktonte dëme të kësaj mase me zjarrin”.

Ann është dërguar në paraburgim teksa hetimet vazhdojnë.

Një punonjëse “e pakënaqur” raportohet se është autorja e hedhjes në erë të depozitës me 1.2 milionë dollarë naftë në të cilën punonte

Autorja ne kamerat e sigurise

Zjarri masiv që përfshiu depozitat e kompanisë Prapakorn Oil në provincën Nakhon Pathom më 29 nëntor të muajit të shkuar

38 vjeçarja Ann Sriya, raportohet se me një copë letër të ndezur i ka vënë flakën të gjithë çisternës