Lëvizja BESA: Nuk ka datë për në BE, kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Shpërndaje

Pasi kaloi 14 dhjetori dhe vendi nuk nisi negociatat me Bashkimin Evropian, siç u paralajmërua nga funksionarët e vendit, ka reaguar partia tashmë opozitare, Lëvizja Besa.

Thonë se mosmarrja e datës, deligjitimoi Qeverinë.

“Lëvizja BESA përmes politikave të saja konzistente heshti në këtë periudhe jo sepse nuk kemi patur çka të flasim por duke qenë të bindur se datë për negociata nuk do ketë, lejuam që të hecin filmin që nisën eksponentët qeveritarë me disa politikanë tjerë se gjoja Maqedonia e Veriut do merr datë për fillim të negociatave me BE. Mos marja e datës nga ana e BE-së, dëshmon edhe njëherë se kjo qeveri është delegjitimuar dhe se veprimi politik i Lëvizjes BESA për të mos bashkëjetuar në një pushtet me parti dhe eksponentë që euro-integrimet i kanë vetëm mbulesë për krimin dhe korrupsionin, për kapjen e shtetit dhe tendencat për të kthyer një regjim hibrid, janë dëshmi të mjaftueshme që një ditë e më parë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe legjitimiteti ti kthehet popullit dhe prej aty të burojë legjitimitet i ri politik i një shumice të zgjedhur nga populli për të kthyer kursin euro-integrues të vendit jo vetëm në formë deklarative por në vepër dhe me hapa konkrete”, thanë mes tjerash nga Besa, transmeton TV21.

Shtojnë, se “përveç vetos nga Bullgaria, edhe ngjarjet e fundit në Kuvendin e shtetit, forma e presioneve ndaj deputetëve dhe gjithë atyre që nuk mendojnë njëjtë me qeverinë, janë arsye shtesë që BE të humb besimin se kjo qeveri mund të jetë partnere e denjë për negociata”.

Ndërkaq kanë dhënë edhe propozimet e tyre për hapat që duhet të ndërmerren pas dështimit të dhjetorit.

“Lëvizja BESA riafirmon qendrimet e veta politike se në Maqedoninë e Veriut urgjentish duhet të ketë rikonponim të skenës politike duke lejuar ardhjen e forcave politike të cilat do të jenë të gatshme të punojnë në këto dimenzione:- pazaret politike të zëvendësohen me strategji afatgjate politike.-Luftë e pakomromistë ndaj krimit dhe korrupsionit si dhe zbardhje e plotë e rasteve të fundit që janë evidentuar si aksidente.-rimëkëmbje ekonomike duke hequr barierat për investitorët e huaj që ikin nga Maqedonia e Veriut se dikush kërkon përfitime korruptive.-politikë e jashtme e bazuar në partneritet të plotë dhe dialog permanent me të gjithë palët që duan të ndihmojnë integrimin e vendit në BE”, thonë nga Besa.