Lista e prodhimeve me çmime të ngrira mund të zgjerohet
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se vendimi për ngrirjen e çmimeve të prodhimeve bazë është marrë të mos ketë ndikim në pjesën e shpenzimeve të qytetarëve, posaçërisht në krizë energjie due pasur parasysh se çmimet e energjisë elektrike mund të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekt në rritjen e çmimeve të prodhimtarisë dhe tregtisë si me tregti me pakicsë ashtu edhe me shumicë.
Bekteshi thotë ka mund të zgjerohet ngrirja e çmimeve nga ajo që tashmë është ngrirë.
“Varet nga të dhënat që do t’i marrin javën e ardhshme në Entin Shtetëror për Statistika. Këto vendime janë në interes të qytetarëve dhe standardit të tyre jetësor”, tha Bekteshi.
Kujtojmë se Qeveria e Maqedonisë ngriu deri më 31 janar 2022 prodhimet bazë si buka, sheqeri, mielli, vaji i lulediellit, qumshtin si dhe mishin, pordhimet e mishit, gjizën, djathin.