Mickoski deri tani i vetmi kandidat për në krye të VMRO-DPMNE-së

Shpërndaje

VMRO-DPMNE gjatë ditës së sotme njoftoi se tek organet partiake ka arritur kandidatura e kryetarit aktual të partisë, Hristijan Mickoski me 50 nënshkrime të delegatëve.

Në mesin e nënshkruesve janë deputetët Dafina Stojanovska, Antonio Millosheski, Eli Panova, kreytarët Timço Mucunski, Boban Stefkovski, Aleksandar Stojkoski, Orce Gjorgjievski, Darko Kostovski, Borçe Mitevski, Stevçe Trpkovski, Kosta Manevski, Ivan Jordanov, Kiril Pecakov dhe Borçe Jovçevski.

Nënshkrues të kandidaturës janë edhe kryetarët e organeve partiake si Zhaklina Peshevska nga Forumi i Gruas, Sergej Popuv Forum Rinor, kryetari i Institutit Patriotik, Aleksandar Pandov si dhe drejtori Qendrës për Menaxhim, Luke Galeski dhe zëdhënësi Dimçe Arsovski.

Kujtojmë se zgjedhja e kryetarit të OBRM-PDUKM-së është më 12 dhjetor dhe deri tani ka arritur vetëm një kandidaturë, ndërkaq edhe LSDM më 12 ka zgjedhje të brendshme me tre kandidatë të cilët garojnë për kryetar./Telegrafi/