Mijallkov mund të arratiset në Izrael? Avokatët dërgojnë letër në Ambasadën izraelite
Avokatët e Sasho Mijallkov nëpërmjet një letre drejtuar ambasadorit të Izraelit në Zagreb, ka kërkuar ndihmë për ish-shefin e shërbimit sekret. Arsyeja për këtë, siç thonë avokatët është se në vendimin e Gjykatës Penale për paraburgimin 30 ditor të Mijallkov është e theksuar se Sasho Mijallkov ka kontakte me shërbimin sekret izraelit të cilët mund t’i ndihmojnë për arratisje.
“Arsyeja se përse jemi drejtuar deri tek ambasadori i Izraelit është se në vendimin e Gjykatës Penale qëndron se ekziston rrezik për arratisje sepse Sasho Mijallkov është në kontakte dhe lidhje të afërta me shërbimet sekrete të Izraelit të cilët do t’i mundësojnë arratisje në çdo moment që do të kërkojë edhe atë pa dokumente udhëtimi dhe do t’i sigurojnë edhe vend strehim”, tha Xvonko Davidoviq, avokat I Sasho Mijallkov.
Avoakti Davidoviq thotë se për të deklaruar diçka të tillë duhet edhe të dëshmohet me fakte.
“Kjo është hera e dytë që Prokuroria vepron në të njëjtën gjë. Nëse e mbani mend edhe njëherë kur Vilma Ruskoska thoshte se nga burime personale që assesi ta emëronte e që bash do të kisha dashur ta thoshte me emër që ta vërtetojmë edhe atë. Këtë herë kemi emër të shtetit që përmendet dhe për këtë shkojmë në këtë mënyrë, që të vërtetojmë se në çfarë niveli është gjyqësori”, pohoi Xvonko Davidoviq, avokat I Sasho Mijallkov.
Avokatët presin që përfaqësia diplomatike e Izraelit në Kroaci, që shërben për rajonin, t’i verifikoj këto fakte dhe të dalë me qëndrim, t’i demantojë ose të bëj të kundërtën. Mijallkovit paraburgimi 30 ditor iu shqiptua për rastin “Parcelat në Vodno”, menjëherë pasi që Gjykata e Apelit e liroi nga paraburgimi për rastin “Tortura”./TV21