RajoniTop Lajme

Nga sot deri më 17 dhjetor mund të aplikoni për terminë të vizave të punës në ambasadën gjermane

Shpërndaje

Ambasada gjermane në Kosovë ka njoftuar se ka ndryshime në procedurën e aplikimit për terminë të vizave të punës.

“Për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të terminëve me qëllim të nisjes së punësimit sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor, e cila i tejkalon dukshëm terminët që janë në dispozicion dhe me qëllim të sigurimit të mundësive të barabarta gjatë aplikimit për një termin, duke filluar nga dhjetori 2021 këto terminë do të jepen nëpërmjet procedurës së tërheqjes së shortit”, thuhet në njoftim.

Personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga data 1 dhjetor në orën 14.00 deri më 17 dhjetor në orën 12.00, nëpërmjet sistemit online të terminëve të ambasadës të shprehin interesimin e tyre për procedurën e shortit.

Nga të gjitha regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit do të përzgjidhen ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në periudhën janar deri në fillim të shkurtit 2022. Procedura e shortit do të realizohet secilën herë në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin nën mbikëqyrjen e më shumë personave.

Ambasada gjermane lut aplikantët që të regjistrohen vetë “në qetësi dhe keni kujdes patjetër shënimin e të dhënave të sakta”.

Informata të rëndësishme:

• Regjistrimet e shumëfishta janë të pamundura.

• Ndryshimi i mëvonshëm i të dhënave të shënuara gjatë regjistrimet nuk është i mundur.

• Kalimi i terminit tek një person tjetër nuk është i lejueshëm.

• Regjistrimi më herët nuk paraqet përparësi kundrejt një regjistrimi të mëvonshëm.

• Angazhimi i palëve të treta (p.sh. agjensioneve), marrë parasysh procedurën e shortit është i pakuptimtë dhe nuk sjell asnjë përparësi.

• Ambasada nuk jep terminë të veçanta, prandaj ju lutemi të përmbaheni nga pyetjet përkatëse.