Gazetari Benjamin Arifi: Zaevi me ndihmën e Alternativës po shuan prushin opozitar shqiptar

Shpërndaje

Gazetari i Euronews Albania Benjamin Arifi ka komentuar se këmbëngulja e pushtetit për ta marrë Alternativën në koalicion nuk ka lidhje me numrat në Kuvend, as me ruajtjen e pushtetit, aq më pak me eurointegrimet, por se kryeministri Zoran Zaev me ndihmën e Alternativës po shuan prushin opozitar shqiptar, përcjell in7

Potimi i plotë:

“Këmbëngulja e pushtetit për ta marrë Alternativën në koalicion nuk ka lidhje me numrat në Kuvend, as me ruajtjen e pushtetit, aq më pak me eurointegrimet. Po të ishte për numra deputetësh, LSDM kurrë nuk do të lejonte largimin e Besës. Zaten, Zaev është i dëshmuar si tregtar mandatesh, herën e kaluar nga 61 arriti në 80 mandate dhe ndryshoi Kushtetutën.

Këmbëngulja për ta marrë Alternativën në koalicion është përpjekje që të shuhet prushi opozitar shqiptar, të thyhet ‘vertikalja morale’, të çmotivohen ata pak shqiptarë që mendojnë, veprojnë dhe votojnë si qenie politike e jo për motive e nevoja biologjike.

Ky qëllim po arrihet, me ndihmën e Alternativës”-ka përfunduar postimin e tij gazetari Arifi.