“Open Balkan” në Tiranë, Rama i bindur: Do vijnë në Ballkanin e Hapur, por do humbasin shumë kohë

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së “Open Balkan” të mbajtur në Tiranë këtë të martë u shpreh i bindur se Mali i Zi, Bosnje Hercegovina dhe Kosova do të pranojnë të jenë pjesë e kësaj nisme.

“Dua ta them në shqip që është shumë e rëndësishme për shqiptarët duke qenë se nuk e njoh as gjuhën dhe nuk kam qenë asnjëherë në Jugosllavi. Përpara se të mësoj serbisht do të mësoj gjermanisht për shembull. Kemi vendosur sot të ftojmë në gjashtë muajt në vijim sepse do të duhet të përgatitemi mirë se në samitin e ardhshëm do të duhet të trajtojmë barrierat. Në samitin vijues do të kemi Italinë, Greqinë, Hungarinë. Kemi kuptuar se nuk mjafton, për tregtarët, importuesit, transportuesit të kenë tregti të lirë plotësisht si ata në BE, por ata kanë nevojë të kenë më pak pengesa kur mbërrijnë në BE. Ne mundemi të jemi në nivelin e ambicies dhe sjelljes së BE. Ballkani i Hapur jo vetëm ndihmon vendet, por tregon se si mund të mbërrijmë në BE. A do ta nisin më në fund këtë konferencë ndërqeveritare, se sa më shumë e them mendoj që është ASI , Holanda ka një problem nëse Vasko de Gama ishte shqiptar apo portugez. Do vijnë në Ballkanin e Hapur dhe do të jenë vonë, thirrje nuk është aman hajdeni ju, se po nuk erdhët do e lëmë këtë punë, se këtë e kemi nisur për Shqipërinë”, tha Rama.

Këtë të martë u mbajt Samiti i “Ballkanit të Hapur” në Tiranë, takim mes kryeministrit Edi Rama me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku nënshkruan pesë marrëveshje.

1-Një treg i përbashkët dhe i lirë pune mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

2-Ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhje elektronike identifikimi për qytetarët në Ballkanin Perëndimor.

3-Marrëveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor.

4-Marrëveshje Shqipëri-Serbi për njohje e ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).

5-Marrëveshje Shqipëri-Maqedoni e Veriut për njohje e ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).

Nisma për bashkëpunim rajonal është përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE. Megjithatë kësaj nisme nuk po i bashkohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina. Qeveria e Kosovës, nën udhëheqjen e Albin Kurtit, mendon se iniciativa e kësaj nisme, sipas tij “mini-Shengen” është nismë pa vizion për rajonin./Top Channel