Kronikë e zezëRajoni

Priti e përcolli shumë ushtarë të UÇK-së, ndërron jetë nëna Ajshe nga Deçani

Shpërndaje

Organizata e Veteranëve të UÇK-së në Deçan ka njoftuar se ka ndërruar jetë nëna Ajshe, për të cilën kanë shkruar se do të kujtohet çdoherë si heroinë.

“Nënen Ajshe do ta kujtojmë përgjithmonë ,ajo ishte një Heroinë ,një grua e zonja e cila i hapi derën i priti e i përcjelli ushtarët e UÇK-së, me bukë krip e zemër me një sofër të madhe e me zemrën plot, në mes te Padeshit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i OVL-së në Deçan:

Nënen Ajshe do ta kujtojmë përgjithmonë, ajo ishte një Heroinë ,një grua e zonja e cila i hapi derën i priti e i përcjelli ushtarët e UÇK-së, me bukë krip e zemër me një sofër të madhe e me zemrën plot, në mes te Padeshit.

Nëna heroinë me priti edhe mua pas rrugëtimit më bashkëluftetar plot 73 orë gjatë luftës, ajo na ktheu në jetë me ngrohtësinë dhe bujarinë e sajë te ngrirë ne akull e në të ftohtë.