Rama: Kush është Isa Mustafa, këngëtar a?

Shpërndaje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot ka folur për premtimet e tij se si do ta ndryshojë kryeqytetin, të cilat i ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

Në emisionin Oksigjen, moderatori Besim Dina me shaka i tha se Rama kishte mbajtur mend gjithë ato çka kishte shkruar ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa.

Ndërkaq po me shaka ia ktheu edhe i pari i Prishtinës duke thënë se nuk e njihte Mustafën.

“Qysh i ke mbajtë mend që 20 minuta krejt çka ka shkru Isa Mustafa krejt i paske mbajtë në mend”, ka thënë Dina.

“Cili është, niva që është njëfar këngëtari qashtu e ka emrin… po de nuk e di a e dini ju?”, ia kthen Rama me shaka.