Maqedoni

Qeveria jep vendim se nuk do të ketë shpërblim për administratën në festat e fundvitit

Shpërndaje

Qeveria ka vendosur që administrata publike nuk do të ketë shpërblim në festat e fundvitit. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Edhe këtë vit arsimtarët do të mbesin pa marë një shpërblim edhe pse ligji e parashikon një gjë të tillë. Jashtë shpërblimit pritet të mbesin edhe mjekët.

Përjashtim nga ky vendim bëjnë punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerit Publik dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

“Masa e shpërblimit nuk tejkalon nivelin e një page mujore.”– thuhet në VKM.