Maqedoni

Ratkoceri: BDl nuk ka filluar asnjë projekt që dy mandate në koalicion me LSDM-në

Shpërndaje

Arben Retkoceri

BDI asnjë projekt nuk ka filluar që dy mandante në koalicion me LSDM-në. A e dini pse, sepse nuk ka ide të veten dhe në mungesë të kësaj, çdo herë funksionon si refleks i kopjimit të projekteve e ideve të partnerëve maqedonas.

Rrjedhimisht tani LSDM s’ka fillu asnjë projekt edhe BDI me zero projekte. BDI nuk e kupton që nevojat e maqedonasve dhe shqiptarëve dallojnë shumë – për shumë arsye sidomos nga pabarazia e trashiguar.

Gjatë qeverive të kaluara, p.sh VMRO hapte Universitet, BDI menjëherë hap edhe një universitet të panevojshëm e me kualitet të diskutueshëm, në vend që të investon në cilësinë e 2 universiteteve që ishin të mjaftueshëm. VMRO ndërton teatër edhe BDI hapte e renovonte teatro por me salla bosh, në vend që të investoj në edukimin e shkollimin e mirë të të rinjëve që më pas të mbushen sallat. VMRO ndërtonte shesh në Shkup, edhe BDI ndërtoi shesh të shëmtuar në Çarshi të Shkupit…etj, etj

Edhe pozitat e disa ministrave e sidomos të drejtorive duket se nuk i merr për të realizuar me lehtë ndonjë ide apo projekt të nevojshëm për shqiptarët, por e peshon me buxhetin që ka. Kur kësaj ia shton edhe shumicën e kuadrove të paaftë që i emëron, normale e standart është në këtë parti se si futen edhe ashtu të dalin nga këto pozita, përveç që rregullojnë mirëqenien personale dhe të familjarëve të tyre.