Taravari pyet qytetarët “Kë do të zgjedhësh?”

Shpërndaje

Taravari pyet qytetarët “Kë do të zgjedhësh?”, vetëm një ditë pas vizitës së LSDM-së në Gostivar ose diçka tjetër fshihet pas kësaj pyetje e cila tregon vetëm ngjyrat e Komunës së Gostivarit dhe një hartë.

Sonte kemi parë të shpërndahet kjo fotografi “mister” nga kreu i Komunës së Gostivarit, Dr. Arben Taravari dhe qytetarë të ndryshëm të kësaj Komune.

Vetëm një ditë pas vizitës së partisë së Kryeministrit Zaev në Gostivar, me moto “Më e mira për Komunën time”, dhe mos vallë pas kësaj Arben Taravari pyet qytetarët se kë do të zgjedhin midis kandidatit të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe AlternAtivA apo kandidatit të LSDM-së.

Ende nuk është e konfirmuar diçka e tillë nga burimet tona të brendshme në ASH-Gostivar, nga atje thonë se diçka të tillë e di vetëm Kryetari i Komunës, Dr. Arben Taravari.

Mbetet të shihet, që të konfirmohet gjithçka.