Mbërrijnë në Rinas 11700 vaksina Pfizer, Rama: S’do ndalemi derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar

Shpërndaje

11 700 vaksina anticovid Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë mbrëmjen e sotme duke theksuar se procesi i vaksnimit nuk do të ndalet, derisa të jetë vaksinuar edhe qytetari i fundit në vend.

Numri i vaksinave që kanë mbërritur në vendin tonë ka shkuar në 1,079,650. Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, vijohet pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit.

Mesazhi i Ramës:

Aeroporti “Nënë Tereza” – Kanë mbërritur sërish edhe 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në 1,079,650 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani.

Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar

#ShqipëriaBuzëqesh

#SkaKohëPërPushim